AKTUALITETTOP-NEWS

Paralajmërimi/ Aktivisti: Shtatori i fundit i kësaj qeveria

Një prej aktivistëve të protestës kundër qeverisë Rama ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestat e planifikuara gjatë muajit shtator, duke paralajmëruar edhe përshkallëzim të aksionit qytetar.  Aktivisti tha se datat 10, 17 dhe 24 shtator përkojnë me ditët e enjte kur zhvillohen seancat plenare të Parlamentit dhe u bëri thirrje qytetarëve që të mblidhen në orët e paradites.

“Thirrja për këto data është për një pjesëmarrje masive paradite. Të mblidhemi te sheshi ‘Skënderbej’ dhe më pas në Parlament”, deklaroi ai.

Sipas tij, parlamenti do të jetë pikënisja e protestave, ndërsa mënyra e vijimit të tyre do të varet nga zhvillimet në terren.

“Pikënisja është Parlamenti, por, në varësi se si protesta do të rrjedhë, ne paralajmërojmë që do të përshkallëzojmë në mosbindje”, u shpreh aktivisti.

Ai paralajmëroi gjithashtu për protesta që mund të shtrihen në rrugët e kryeqytetit, me synim krijimin e një presioni më të madh ndaj qeverisë.

“Do të tentojmë të bllokojmë të gjitha rrugët e Tiranës, në mënyrë që të paralizojmë përkohësisht Tiranën dhe të ndalojmë dhe të na dëgjojnë, sepse kemi 99 ditë”, tha ai.

Aktivisti kritikoi gjithashtu numrin e deputetëve dhe ndikimin e tyre në vendimmarrje, duke deklaruar se qytetarët nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button