POLITIKË

Berisha – Ramës nga New Jersey: Po shpopullon vendin, ka bllokuar drejtësinë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama gjatë një takimi me shqiptarët në New Jersey. Berisha e akuzoi qeverinë për rritjen e kostos së jetesës dhe për largimin masiv të shqiptarëve nga vendi. Sipas tij, çmimet po rriten ndjeshëm, ndërsa qiratë kanë arritur nivele të krahasueshme me pagën mesatare.

Ai e cilësoi qeverisjen aktuale si një “mostër hibride midis ekstremit të majtë dhe karteleve të drogës”, duke pretenduar se Rama po shpopullon Shqipërinë “me ritme apokaliptike”. Berisha u ndal edhe te hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ai akuzoi mazhorancën se ka penguar drejtësinë duke mos votuar heqjen e imunitetit të saj pas kërkesës së SPAK.

Sipas kreut të PD-së, Rama ka përqendruar pushtetin dhe ka zbehur ndarjen mes partisë dhe shtetit. Ai pretendoi gjithashtu se mazhoranca po përdor numrat në Kuvend për të mbrojtur zyrtarë të lartë nga drejtësia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button