POLITIKË

Protestë para Kuvendit, “Parlamenti i krimit!”

Zemërimi popullor u zhvendos sërish përpara dyerve të pushtetit.

Një grup qytetarësh dhe aktivistësh janë grumbulluar këtë të martë përpara godinës së Kryesisë së Kuvendit, pikërisht gjatë kohës kur brenda po zhvillohej mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, duke e kthyer hapësirën përreth në një arenë të drejtpërdrejtë proteste kundër regjimit.

Me flamuj kuqezi në duar dhe me thirrjet e fuqishme “Turp, parlamenti i krimit!”, protestuesit denoncuan kapjen e institucioneve dhe arrogancën e mazhorancës. Nga pragu i godinës parlamentare, aktivistët i bënë thirrje mbarë qytetarëve për të vërshuar në masë pasditen e sotme në shesh, për t’i prerë rrugën vendimmarrjeve të njëanshme dhe fasadës parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button