POLITIKË

Berisha: PD do e mbështesë këtë protestë gjer në fund

‘PD do e mbështesë këtë protestë gjer në fund, akuzat e Ramës janë turpi dhe faqja e zezë e tij’. Kështu deklaroi kreu demokrat gjatë një dalje për mediat në selinë e PD.

Anisa Kadesha, RTSH: Zoti Berisha, keni një koment ndaj akuzave të bëra nga kryeministri dhe eksponentë të tjerë të Partisë Socialiste, se Partia Demokratike qëndron pas akteve të dhunës në protestë?

Sali Berisha: Partia Demokratike deklaron se mbështet me të gjithë potencialin e saj këtë protestë dhe do ta mbështesë gjer në fund.

Akuzat bajate të Edi Ramës janë turpi dhe faqja e zezë e tij, sipas të cilit, kjo protestë është rezultat i armikut të brendshëm që është opozita, dhe armikut të jashtëm që kësaj here nuk e morëm vesh s’e ka identifikuar akoma, nëse është Greqia, Irani, Rusia apo Turqia apo tjetërkush nuk e dimë.

Por flasim për armik të jashtëm dhe bashkërendim me opozitën. Dije i them, dije mirë, se opozita do të qëndrojë me të gjithë fuqitë e saj në mbështetje të kësaj proteste.

Ndaj jep dorëheqjen, largohu menjëherë sa më parë!

Për sa i përket dhunës dhe zjarrit, ti je zjarrvënësi më i madh i kombit, ti je dhunuesi më i madh i kombit.

Ndaj dhe ti meriton ndëshkimin më të madh!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button