POLITIKË
Marjana Koçeku në protestën e studentëve: PS ka nevojë për reformim të thellë

Ish-deputeja e PS-së, Marjana Koceku i është bashkuar protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit.
“Dënoj dhunën policore maksimalisht, është në shkelje të ligjit. Aq më tepër efektivët civilë, kjo është shumë shqetësuese”, tha Koceku duke folur për News 24 teksa shtoi se Partia Socialiste ka nevojë për një reformim të thellë.
Ish-deputetja e PS-së i kërkoi prindërve të mbështesin protestën e studentëve.
Kujtojmë që 8 vite më parë në protestën e studentëve, Koceku ishte gjithashtu pjesëmarrëse në atë protestë si studente.






