Luftë te sheshi/ Protestuesit qëllojnë me breshëri fishekzjarresh policët

Luftë te sheshi Skëndërbej. Protestuesit kanë qëlluar me breshëri fishekzjarresh drejt policëve.
Pasi u frenuan për disa minuta dhe arsenali i protestuesve mbaroi, policët nisën sërish marshimin drejt protestuesve për ti kapur.
Sheshi është aktualisht i mbushur me gaz lotsjellës.
Kryeministria mbetet shënjestra kryesore e protestuesve, ku mijëra të rinj dhe protestues ishin vendosur përballë godinës së ekzekutivit duke kërkuar pa u zmbrapsur largimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë.
Përballë presionit të pashmangshëm të turmës, forcat policore kanë ndërhyrë sërish me egërsi duke hedhur sasi të reja gazi lotsjellës drejtpërdrejt mbi protestuesit
Përç tyre, policia përdori edhe plumba gome dhe ujë me presion përmes 3 autobotëve të ujit.








