AKTUALITET

Pedagogët mblidhen para Universitetit Politeknik, pritet marshimi drejt Kryeministrisë

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, ka deklaruar se pedagogët do të vijojnë të mbështesin studentët në protestën e tyre, duke kundërshtuar dhunën e policisë ndaj të rinjve. Në një prononcim për mediat, Kovaçi tha se pedagogët ishin mbledhur sipas orarit të njoftuar, në orën 10:00, për të shprehur solidaritetin me studentët dhe për të dënuar çdo formë dhune ndaj tyre.

“Do të jemi në ndihmë të studentëve të protestës së tyre. Kemi thënë se jemi kundër dhunës së policisë ndaj studentëve dhe dhuna nuk ofron zgjidhje”, u shpreh ai. Kovaçi bëri thirrje që të gjithë ata që kanë mundësi t’u bashkohen studentëve në protestën e zhvilluar pranë Parlamentit, në shenjë mbështetjeje për kërkesat e tyre.

Ai konfirmoi gjithashtu se pedagogët do të mblidhen sërish ditën e nesërme, në orën 10:00, për të vijuar qëndrimin e tyre në mbështetje të studentëve.

“Meqë jemi në kushtet kur ka një protestë te Parlamenti, të gjithë të mundshmit të marrin pjesë atje në ndihmë të studentëve dhe ndërkohë nesër do të jemi prapë këtu në 10:00”, deklaroi kreu i Sindikatës së Pedagogëve.

Mbështetja e pedagogëve vjen në një kohë kur protestat studentore dhe reagimi ndaj ndërhyrjes së policisë kanë nxitur debate mbi të drejtën për të protestuar dhe mënyrën e trajtimit të protestuesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button