POLITIKË

Opozita thërret: Ju erdhi fundi/ PS voton me shpejtësi projektligjet mes tensioneve në Kuvend

Deputetët socialistë vijojnë të votojnë me shpejtësi projektligjet e rendit të ditës, ndërsa opozita bojkoton votimin dhe godet pa pushim tavolinat në sallën e Kuvendit.

“Ju erdhi fundi!” dhe “Lironi studentët!”, janë disa nga thirrjet e deputetëve të opozitës, shumica e të cilëve janë ngritur pranë foltores. Mes tensioneve ka ndërhyrë edhe Garda. Më herët, në sallë pati përplasje dhe shtyrje mes deputetit demokrat Flamur Noka dhe deputetëve socialistë. Në debat është përfshirë edhe deputeti Luçiano Boçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button