POLITIKË

Berisha për sulmin ndaj gazetarit: Atentat i lirisë së mediave

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar dhunën ndaj gazetarëve në protestë. Berisha shprehu shqetësim për lëndimin e gazetarit të News24, Klevi Muka, i cili u sulmua nga policia me sprej me piper, duke e cilësuar një akt kriminal të shëmtuar.

“Akt kriminal i shëmtuar i narko-banditëve të Padrinos ndaj gazetarit Klevin Muka, të sulmuar për hakmarrje primitive me lëndë djegëse! Dënoj me forcën më të madhe këtë krim të shëmtuar, atentat ndaj lirisë së mediave!”, shkruan Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button