Ish-Presidenti i Serbisë, kryetar i listës “Serbia e Bashkuar”, Aleksandar Vuçiq doli para pak çastesh para mediave ku deklaroi se “Lista e Studentëve” ka marrë më shumë vende në zgjedhje.
Teksa votat janë ende duke u numëruar dhe nuk kanë dalë ende rezultatet zyrtare, Vuçiç njoftoi se kishte marrë informacione bazuar në një mostër statistikore.
“Bazuar në mostrën statistikore, është e qartë se i humbëm këto zgjedhje”, tha Vuçiç. Lista e studentëve do të ketë midis 135 dhe 140 vende në parlament, tha Vuçiç ndërsa për partinë e tij ai shtoi se nuk do të ketë më shumë se 105 vende.
Parlamenti i Serbisë ka 250 vende. Partia Përparimtare Serbe e Vuçiç ishte në pushtet që nga viti 2012.

Në rrugët e Beogradit ka shpërthyer festa pasi kreu i listës “Serbia e Bashkuar”, Aleksandar Vuçiq pranoi humbjen e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare të kësaj të diele. Ai deklaroi se “Lista e Studentëve” ka marrë më shumë vende në zgjedhje.