Fier – Një depozitë uji me kapacitet 5 tonë është rrëzuar nga taraca e një pallati 8-katësh në lagjen “Apollonia” të qytetit të Fierit, si pasojë e erës së fortë gjatë mbrëmjes së djeshme.

Depozita ka përfunduar në pjesën e jashtme të pallatit, duke krijuar rrezik për banorët dhe kalimtarët e zonës. Fatmirësisht, në momentin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë person në afërsi, duke shmangur kështu pasoja të mundshme në njerëz.

Pas konstatimit të situatës, Policia Bashkiake ka nisur monitorimin e zonës dhe po koordinon punën me Ndërmarrjen e Gjelbërimit dhe Parqeve pranë Bashkisë Fier për ndërhyrjen dhe largimin e depozitës.

Ndërhyrja synon eliminimin e rrezikut dhe rikthimin e sigurisë për banorët e pallatit dhe qytetarët që frekuentojnë këtë zonë. Ngjarja rikthen vëmendjen te rreziku që paraqesin objektet e vendosura në taracat e pallateve, veçanërisht gjatë kushteve atmosferike me erëra të forta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts