Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas vizitës në Spitalin e Traumës te deputeti Kliti Hoti, i plagosur me plumb gome gjatë protestës.

Berisha pretendon se deputeti u qëllua me urdhër politik të Edi Ramës, teksa po ndihmonte si mjek protestuesit e plagosur.

Sipas tij, Hoti ka marrë një plagë të rëndë në shpatullën e djathtë, ndërsa po kryen ekzaminime të tjera mjekësore.

Berisha akuzoi kryeministrin për përgjegjësi në ngjarje dhe paralajmëroi reagim të opozitës, duke u bërë thirrje demokratëve të mobilizohen kundër qeverisë.

Ai deklaroi gjithashtu se, sipas të dhënave që disponon, mbi 70 protestues janë plagosur gjatë tubimit.

Berisha: Në sy të gjithë shqiptarëve me urdhër politik u qëllua për të tu vrarë, deputeti i PD-së i qarkut Shkodër dr Kliti Hoti. I cili gjatë gjithë kësaj periudhe në cilësinë e deputetit dhe mjekut ka qëndruar me një përkushtim të madh pranë të gjithë protestuesve të agresuar barbarisht pa asnjë motiv nga narko banditë të Edi Ramës për të shpëtuar lëkurën e Edi Ramës.

Deputeti Kliti Hoti siç e panë të gjithë shqiptarët nuk ishte po vraponte pas një protestues që po trajtonin shtazërisht dhe ata e qëllojnë në distancë i merr në shenjë në zemër  por Zoti një fuqi e mbinatyrshme instinkti e kthen bën një rrotullim të lehët dhe arma shkrehet në shpatullën e djathtë. Goditja nga afër shumë e rëndë me një plagë të thellë me djegie përreth, sikur të ishte një plumb që quheshin dum dum, me shtypje të keqe të një pjese të mushkërisë.

Tani po vazhdon analiza të tjera por ky akt kriminal i Edi Ramës, është dëshmia më e madhe se ai kërkon konflikt të hapur. Kur një deputet në detyrën e tij edhe si mjek qëllohet me snajper, deputeti i forcës kundërshtare Edi Rama i shpall luftë de fakto popullit opozitar. E sigurisht se PD do i përgjigjet atij në mënyrën më të merituar. Ky rast një kushtrim, duhet të ngrihemi dhe të largojmë me të gjitha mjetet këtë regjim kriminal. Janë mbi 70 të plagosur, rreth 50 të trajtuar, mbi 20 kanë trajtuar në qendrën që kanë ngritur afër Tajvanit të plagosur me plagë serioze por që kanë preferuar të marrin ndihmën aty dhe jo të drejtohen në spital.

Ka vetëm një narko bandit me hematomë në kokë. Asnjë polic, janë sajimet të gjithë përdoren për të stimuluar plagosje. Po një polic me hematomë. Të tjerët nuk ka asnjë. Praktikë e vjetër e narko banditëve. Dhunë që shkon 70 me 1, dëshmon fytyrën e Edi Ramës dhe atij Demos që është dëshmuar një kriminel i vërtetë. Situatë kritike. Por në mënyrë absolute PD do mobilizohet për tu ndeshur dhëmbë për dhëmbë me këtë regjim kriminal

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts