Partia Demokratike ka nisur procesin e diskutimit dhe propozimit të emrave që mund të përfaqësojnë këtë forcë politike në zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor.

Strukturat e PD-së në Lushnjë dhe Roskovec kanë zhvilluar takime me anëtarësinë, ku janë prezantuar kandidatura potenciale për drejtimin e bashkive. Emrat e propozuar do t’i nënshtrohen më tej procesit të përzgjedhjes në strukturat drejtuese të partisë.

PD Lushnjë, propozohen tre kandidatë

Strukturat e Partisë Demokratike në Lushnjë janë mbledhur këtë të diel në selinë e degës, në një takim të drejtuar nga kryetari Gentian Çela dhe deputeti Saimir Korreshi.

Përveç diskutimeve mbi situatën politike dhe gjendjen e vështirë që po kalon vendi, në fokus të mbledhjes ka qenë edhe përgatitja për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Nga anëtarësia janë propozuar tre emra potencialë për kandidatë për Bashkinë Lushnjë: Ilda Dhori, Eduard Sharka dhe Sokol Papa. Propozimet do t’i përcillen strukturave qendrore të PD-së, të cilat do të vendosin për kandidaturën më të përshtatshme.

PD Roskovec, dy emra në garë për kandidaturën

Ndërkohë, edhe dega e Partisë Demokratike në Roskovec ka zhvilluar më 26 nëntor një takim me anëtarësinë, ku janë propozuar dy emra për kandidatë të mundshëm për drejtimin e bashkisë.

Bëhet fjalë për Emels Xhaxhajn dhe Armand Plakën, të cilët kanë prezantuar platformat dhe kanë mbajtur fjalimet e tyre përpara anëtarësisë së pranishme në selinë e PD-së Roskovec.

Takimi është zhvilluar në kuadër të procesit të evidentimit të kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme vendore, ndërsa demokratët e Roskovecit shprehen optimistë për rikthimin e bashkisë në drejtimin e Partisë Demokratike.

Propozimet në të dyja degët janë pjesë e një procesi paraprak për identifikimin e kandidatëve që do të përfaqësojnë Partinë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore. Vendimi përfundimtar për emrat që do të hyjnë në garë pritet të merret nga strukturat drejtuese të PD-së në nivel qendror.

Degët e PD për Mallakastrën, Fierin ende pa nxjerr emra landidatësh. Përsa i përket PD dega Patos ajo do ti bashkangjitet asaj të Fierit pasi më zgjedhjet e ardhëshme vendore nuk do të ket bashki Patos, por njësi administrative Patos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts