Deputetja e PD-së Flutura Açka thotë se është shkelje ligjore vendosja e banderolës së trajnerit portugez të Romës, Jose Mourinho në fasadën e Universitetit Politeknik të Tiranës.
“Kush ia jep të drejtën e kësaj shkeljeje ligjore? Kjo fasadë është pronë publike dhe Stadiumi Shqiptar dhe asetet publike, duhet të jenë neutrale në ndeshjen e nesërme.
Kush e ka bërë këtë shkelje, kush ka urdhëruar për këtë, duhet të përballet me ligjin. Në shtëpinë e tij, në ballkonin e tij, në rradaken e tij, në injorancën e tij, kushdo mund të bëjë tifo për kë të dojë, por të përdorësh hapësirat publike nē këtë formë, është e dënueshme” – shkroi deputetja e PD-së.
“I bëj thirrje Ministres së Arsimit, zonjës Kushi, Federatës së Futbollit, Rektoratit të Universitetit dhe Bashkisë Tiranë të mos e shkelin rregullin bazë të neutraliteit në institucionet publike.
I bëj thirrje Prokurorisë së Tiranës të nisë menjëherë hetimet për shkelësit e ligjit dhe abuzantët të veshur me pushtet. Mos e bëni pis ende pa filluar festa! Ai poster duhet të hiqet menjëherë dhe është një turp kombëtar për këdo që ka urdhëruar të vendoset aty!” – shkruan deputetja e PD-së.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3D380547437460459%26id%3D100065156184435&show_text=true&width=500