Monday, May 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTMourinho: Nëse Roma fiton, një shqiptar ngre kupën. Stadiumi është i mrekullueshëm

Mourinho: Nëse Roma fiton, një shqiptar ngre kupën. Stadiumi është i mrekullueshëm

Pasi ekipi i Romës mbërriti në Rinas dhe më pas pa nga afër stadiumin ”Air Albania”, ku nesër i pret sfida me klubin holandez Feyenoord, tranjeri José Mourinho ende nuk e konfirmoi 100% pjesëmarrjen e Marash Kumbullës, edhe pse e cilësoi si një futbollist me poetencial për t’u bërë i mirë.

”Ne kemi një lojtar shqiptar te Roma, Kumbullën dhe nëse fitojmë ne, atëherë edhe një shqiptar do të fitojë. Stadiumi është vërtetë i mrekullueshëm dhe më vjen keq që nuk ka vend për më shumë njerëz”.

Në një konfrencë për mediat, ai e cilësoi shqiptarin si një lojëtar që ka potencial për të bërë i mirë. Stadiumin e ri ”Air Albania” e cilëson të bukur, dhe shtoi se në Tiranë ka një fyrmë pro Romës nga tifozët shqiptarë.

Polemikat mbi përzgjedhjen e një stadiumi të vogël dhe shqiptarët tifozë me Romën…

Ne kemi një lojtar shqiptar te Roma, Kumbullën dhe nëse fitojmë ne, atëherë edhe një shqiptar do të fitojë. Këndvështrimi i stadiumit është i gabuar dhe i parakohshëm. Kemi luajtur në Maqedoninë e Veriut, kur isha te Manchester United, ndërsa tani është Shqipëria që dëshiron të tregojë një pjesë të zhvillimit të saj. Stadiumi është vërtetë i mrekullueshëm dhe më vjen keq që nuk ka vend për më shumë njerëz.

A mund të jetë faktor eksperienca juaj e madhe?

Eksperienca ime nuk do të jetë faktor, pasi skuadrat që mbërrijnë në finale, janë aty që e meritojnë. Ne kemi luajtur të premten në mbrëmje dhe më pas jemi përqendruar për të analizuar gjithçka e për të nxjerrë sa më shumë material për lojtarët tanë. Për fat të mirë është një finale dhe ne duhet të jemi të gëzuar që kemi arritur deri aty, pavarësisht si do të shkojë.

Dukeni më serioz sesa në gjysmëfinale…

Është normale, pasi është një finale dhe deri nesër në mbrëmje, unë mendoj vetëm për këtë ndeshje. Unë jam kështu dhe kështu funksionoj. Natyrisht që përvoja ime ndihmon, por në fund të fundit janë lojtarët ata që zbresin në fushë. Unë e ndjej këtë finale, si finalen time të parë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME