Uncategorized

Aksident me pasojë vdekje në Ngurrëz të Lushnjes, një tjetër mjet gjendet i dëmtuar

Lushnjë – Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Ngurrëz të Lushnjes , ndërkohë që në një fshat tjetër , Gur, një automjet është gjendur i dëmtuar.

Rreth orës 04:10, në fshatin Ngurrëz, Lushnjë, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh., 32 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Sherif Metushi, 28 vjeç

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë shtetasi Sherif Metushi

Viktima Sherif Metushi

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Gjatë natës, në fshatin Gur, Divjakë, është konstatuar i dëmtuar automjeti i shtetasit A. P., 42 vjeç, i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button