Aksident në aksin Fier-Vajkan, plagosen babai dhe djali i mitur

Fier – Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin Fier-Vajkan, në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit”.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Fiat”, me drejtues shtetasin L. Xh., është përplasur me një automjet tip “Volkswagen”. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i njërit prej automjeteve dhe pasagjeri, babë e bir, ky i fundit i mitur.
Të dy të dëmtuarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.






