Uncategorized

Aksidenti/ Makina përplas banorin që po ecte me biçikletë

Fier – Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Kallm në Fier.

Sipas policisë 33-vjeçari A.Ç duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka aksidentuar shtetasin Q. H., 65 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Sakaq 65-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Policia

Sot rreth orës 09:20, në fshatin Kallm, shtetasi A. Ç. 33 vjeç, duke lëvizur automjetin tip “Volkswagen” ka aksidentuar shtetasin QH, 65 vjeç, banues në Kallm, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

65-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button