Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArestohet fieraku Ëngjëll Brahimi në Kanada, vrau policin dhe djalin e tij

Arestohet fieraku Ëngjëll Brahimi në Kanada, vrau policin dhe djalin e tij

Një person i dënuar në mungesë në Shqipëri për vrasjen e një oficeri policie dhe djalit të tij 8-vjeçar u zbulua së fundmi duke jetuar në Montreal të Kanadasë me një emër të rremë. Ëngjëll Brahimi, 60 vjeç, sipas autoriteteve jetonte prej vitesh në Kanada me emrin Piro Kota. Mediat kanadeze shkruajnë se ai u arrestua në janar dhe doli para një gjyqtari në gjykatën e Montrealit këtë të premte.

Brahimi akuzohet se vrau oficerin e policisë, Astrit Braçe, dhe djalin e tij të mitur në një pritë me armë zjarri më 10 gusht 2000. Në vitin 1997, vëllai i Brahimit, Iliriani, ishte vrarë në një shkëmbim zjarri me policinë, pasi dikush kishte hapur zjarr ndaj një ambulance. Braçe ishte një nga policët e pranishëm në momentin e vrasjes së vëllait të Brahimit dhe vëllai i Braçes ishte shef i komisariatit lokal.

Dikush tentoi të vriste Braçen në vitin 1999, por ai u largua. Brahimi ishte i dyshuar për atentatin, por nuk kishte prova të mjaftueshme për ta akuzuar. Më 10 gusht 2000, efektivi Braçe dhe gruaja e tij shkuan në plazh me djalin e tyre, vajzën, mbesën dhe nipin. Ata qenë të gjithë në të njëjtin makinë teksa ktheheshin nga plazhi kur makina u sulmua me armë zjarri në fshatin Pishë Poro.

Brahimi dyshohet se ka dalë nga një Audi dhe ka hapur zjarr në drejtim të Mercedes-Benzit ku ishte polici.
“Dëshmitarja Luljeta Braçe doli nga makina dhe iu drejtua (Brahimit) me fjalët “Kriminel, ma vrave djalin.” Nga ana e tij, (Brahimi) nuk u përgjigj, por u largua duke ndjekur bashkëshortin e saj që shkoi në drejtim të lumit”, – thuhet në dëshmi.

Gruaja e Braçes tha se më vonë dëgjoi të shtëna. Trupi i bashkëshortit të saj u gjet të nesërmen në buzë të lumit Vjosa.
Sipas të njëjtave burime qeveria shqiptare ka kërkuar ekstradimin e Brahimit. Sipas kërkesës për ekstradim: “Më 21 maj 2001, Brahimi u shpall fajtor në mungesë nga një gjykatë shqiptare për vrasje me paramendim për shkak të hakmarrjes, vrasje të kryer në rrethana të tjera specifike, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje”.

Autoritetet besojnë se Brahimi fillimisht u largua në Greqi dhe më pas shkoi në SHBA përpara se të kalonte në Kanada duke përdorur një pasaportë false. Në vitin 2000, një burrë me të njëjtin emër si pseudonimi i Brahimit u intervistua nga një gazetë në Montreal. Burri i identifikuar si Piro Kota i tha gazetës se jepte leksione pë drejtimin e kamionëve.

“Në vitin 2018, Interpol Otava e njoftoi Shqipërinë se kishin arsye të dyshonin se Brahimi jetonte në Montreal me identitetin e rremë të Piro Kotës”. Kur Brahimi u arrestua në janar, pranoi se është Ëngjëll Brahimi. Ai deklaroi se ishte në dijeni të akuzave kundër tij. Brahimi do të ketë një seancë dëgjimore para Bordit të Emigracionit dhe Refugjatëve javën e ardhshme. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME