Fier – Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit
A. A., 34 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. C., 61 vjeç, i cili gjithashtu u procedua penalisht. Nga përplasja e mjeteve është dëmtuar dhe një automjet i parkuar, si dhe një shtetase e mitur që ndodhej në këtë automjet, e cila mori mjekim në spital;
-një shtetas 17 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka përplasur një motomjet, duke shkaktuar dëme materiale.
Stacioni i Policisë Patos referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 48 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.