Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrestoen 2 shqiptarë në Greqi, kishin mbjellë mbi 5 mijë rrënjë canabiss...

Arrestoen 2 shqiptarë në Greqi, kishin mbjellë mbi 5 mijë rrënjë canabiss (foto)

Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi pasi janë identifikuarnë një plantacion me 5052 fidanë kanabisi në një zonë të paarritshme në Olimp.

Ky është plantacioni i dytë i madh i zbuluar në një kohë të shkurtër nga Prokuroria e Narkotikëve pranë Nëndrejtorisë së Sigurisë së Larisës, pasi u parapri nga zbulimi i 2100 fidanëve kanabis në muajin gusht në një zonë malore të Bashkisë Agia.

Në operacion morën pjesë mbi 120 policë, ndërsa sipas një deklarate të Sindikatës së Policisë së Larisës, u deshën më shumë se dy orë ecje në shtigje të përafërta për të mbërritur në vendngjarje, shkruan zougla.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe të pjerrët të zonës, transporti i fidanëve të kanabisit është kryer me asistencën e Shërbimit të Transportit Ajror të Zjarrfikësve

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME