Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrestohet 37 vjeçari duke vaditur 30 rrënjë hashash në mes të vreshtit...

Arrestohet 37 vjeçari duke vaditur 30 rrënjë hashash në mes të vreshtit (vidio)

Fier – Finalizohet me sukses operacioni policor antikanabis i koduar “Vreshti”. Kapet në flagrancë duke vaditur bimët narkotike kanabis, të kultivuara në vreshtin me rrush, vihet në pranga autori.

Asgjësohen nëpërmjet djegies 30 bimë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të kontrolleve antikanabis, në të gjithë territorin e qarkut Fier, në fshatin Sheq-Marinas, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, bazuar edhe në inteligjencën informative se një shtetas kultivonte kanabis, kanë gjetur shtetasin Ervis Trifoni në tokën e tij të mbjellë me hardhi rrushi, duke vaditur bimët narkotike cannabis sativa.

30 bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në përfundim të vprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Ervis Trifoni, 37 vjeç, banues në Sheq-Marinas, Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME