Wednesday, April 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrestohet shqiptari, abuzoi seksualishtë me 19 vjeçaren

Arrestohet shqiptari, abuzoi seksualishtë me 19 vjeçaren

Një 25-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Selanik. Ai dyshohet se është i përfshirë në tentativë përdhunimi dhe dëmtim të rrezikshëm trupor ndaj një 19-vjeçareje greke, e cila po trajtohet në një spital në Selanik.

Konkretisht sipas njoftimit të policisë, pasditen e djeshme vajza 19-vjeçare ka denoncuar pranë punonjësve të policisë së departamentit të sigurisë së Toumba-Triandria se në orët e para të së njëjtës ditë në zonën e Toumba, 25-vjeçari iu afrua dhe me dhunë fizike tentoi ta përdhunonte dhe t’i merrte çantën e shpinës.

Autori u arrestua nga efektivët e repartit të sigurisë së Kullës së Bardhë, pasi u konstatua se më parë kishte kryer akte që cenonin dinjitetin seksual të një shtetasi 22-vjeçar, në një pallat në qendër të Selanikut. Gjithashtu, gjatë arrestimit të tij u konstatua se ai kishte dhënë të dhëna të rreme identifikimi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME