Tuesday, April 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJI“Artemis” mbërrin në Hënë/ NASA: Misioni ka tejkaluar pritshmëritë

“Artemis” mbërrin në Hënë/ NASA: Misioni ka tejkaluar pritshmëritë

Kapsula ”Orion” ndodhet aktualisht 130 kilometra mbi sipërfaqen hënore dhe tani do të fillojë të hyjë në një orbitë më të madhe.

Ajo ishte jashtë kontaktit për 34 minuta gjatë kësaj manovre, e cila filloi në orën 12:44 GMT, pasi ndodhej në anën e largët të Hënës, shkruan BBC.

Ndërsa sinjali u kthye, anija kozmike dërgoi një imazh të Tokës. NASA thotë se deri më tani misioni ka tejkaluar pritshmëritë, që nga nisja e javës së kaluar.

Drejtori i fluturimeve i NASA-s, Zebulon Scoville tha se “kjo është një nga ato ditë për të cilat kemi menduar dhe ëndërruar për një kohë të gjatë”.

“Këtë mëngjes, ne sapo pamë Tokën të vendosur pas Hënës”, shtoi ai.

Misioni “Artemis” filloi të mërkurën nga qendra hapësinore ”Kennedy” në Florida, me lëshimin e raketës më të fuqishme që ka ndërtuar ndonjëherë NASA.

Për shkak se ky është një fluturim provë, asnjë astronaut nuk është në bord këtë herë.

Nëse ky fluturim shkon mirë, astronautët do t’i bashkohen udhëtimit të radhës, fillimisht duke shkuar në orbitë rreth Hënës, përpara se një mision i tretë ”Artemis” të çojë gruan e parë dhe personin e parë me ngjyrë në sipërfaqen hënore.

Agjencia Evropiane e Hapësirës po monitoron gjithashtu me kujdes anijen.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME