Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIBalla: Prodhimi i grurit për këtë vit do të shitet me çmim...

Balla: Prodhimi i grurit për këtë vit do të shitet me çmim të lartë. Fermerët, lojë e grosistëve

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla tha se këtë vit gjithë prodhimi vendas (gruri) do të shitet dhe do të shitet me një çmim më të lartë

Sakaq Balla ngriti si problematikë mungesën e një pike grumbullimi të grurit që sipas tij i detyron prodhuesit ta shesin më lirë mallin.

Fermerët e Darrëzezës kanë pohuar se katër ditë para nisjes së fushatës së korrjes çmimi në treg i druthëtrave ka qënë i lartë, por tashmë që nisi korrrja e tyre çmimi është përgjysmuar. grositët bëjnë lojë të pisët se duan të na i blejnë lirë e ta shesin dyfish më shtrenjtë

Taulant Balla: Ne nuk jemi këtu sot vetëm për festë. Kemi komunikuar dhe me kryepleqtë e fashatrave ose dhe Shoqatat e Bujqëve për të nxitur që ata të jenë më të bashkuar me njëri tjetrin. Këtë vit çmimi i shitjes së grurit do të jetë mbi 50 lekë, që do të thotë se është një çmim dyfish më i larët se viti i kaluar. Besoj se gjithë prodhimi vendas do të shitet dhe do të shitet me një çmim më të larët. Të gjithë fermerët të gjithë bujqit të bëhen bashkë e të mos bien e pre e blerësve. Cilësia e grurit vendas është një cilësi shumë e lartë që të gjithë e kërkojën. Një gjë që duhet të mundësojmë për vitet më pas është të rrisim kapacitetet e grumbullimit. Bujqit nuk kanë hapësira ku të akumulojnë prodhimin e tyre dhe pastaj për të pritur kohën për ta shitur me një çmim më të mirë. Shpeshherë abuzimi vjen për shkak të pamundësisë për të grumbulluar.

Deklaratat Balla i bëri nga qyteti i lashtë i Apollonisë në Fier ku u mbaj festa e grurit.

Balla tha se synimi është që kjo festë vit pas viti të shndërrohet në një festë kombëtare të grurit dhe pikëtakimi mes bujqve dhe blerësve.

Balla: Vit pas viti kjo duhet të jetë dhe festa kombëtare e grurit. Vitin e ardhshëm të ftojmë prodhuesit e grurit nga gjithë Shqipëria por edhe blerësit. Këto lloj festash të kthehen dhe në një lloj panairi ku prodhuesi të kontaktojë me blerësin për të garantuar që bujqit të kenë mundësi ta shesin prodhimin e tyre në kohë të shpejtë por dhe me një çmim që jo vetëm i garanton fitimin por i jep mundësi të investojë. Ky është vit i begatë në prodhim.Të gjitha ata që prodhojnë na kanë thënë se kanë prodhuar 20-30% më shumë për të njëjtin dynim apo hektar tokë

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME