Bayern Munich është gati që t’ia vjedhë Granit Xhakën Bayer Leverkusenit, skuadër me të cilën thuhet se ai ka një marrëveshje paraprake. 30-vjeçari ka mbyllur kontratën me Arsenalin dhe këtë verë do të duhet të gjejë një destinacion të ri.
Në ndeshjen e fundit ndaj Wolves ai shënoi dy gola, duke mbyllur një sezon fantastik në nivel personal. “4-4-2.ch” raporton në mënyrë ekskluzive se Bayerni është gati të bëjë lëvizjen e papritur.
Kampionët e Gjermanisë janë në kërkim të një mesfushori me eksperiencë, pasi së fundmi kanë dështuar që të gjejnë një akord me West Ham për Rice. Xhaka e njeh mjaft mirë Bundesligën pasi më parë është aktivizuar te Monchengladbach.