Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTIbrahimovic nuk dorëzohet: Do vazhdoj të luaj futboll

Ibrahimovic nuk dorëzohet: Do vazhdoj të luaj futboll

Zlatan Ibrahimovic as që ka ndërmend të ndalet. Pavarësisht se në moshën 42 vjeçare, pas një sezoni ku pjesën më të madhe e kaloi në infermieri, me vetëm 4 ndeshje aktive, gjiganti suedez kërkon të luajë sërish.

“Nuk jam dikush që dorëzohem, por duhet të ndjesh kënaqësi në atë që bën. A po e mendoj tërheqjen? Nuk besoj, mendoj të vijoj akoma të luaj futboll, por më duhet të gjej disa ekuilibra, ashtu si në jetë.  Nëse nuk je i lumtur, i pa stabilizuar, nëse je një bombë, më pas bombat shpërthejnë.

Kam punuar shumë, jam sforcuar shumë, jo vetëm këtë vit, por edhe një vit më parë. Më vjen keq sepse kur unë isha i dëmtuar skuadra kishte nevojë për mua. Unë ndihem një Supermen sa herë zbres në fushë, por më duhet të gjej ekuilibra.

Jam mirë te Milan, Milano është shtëpia ime. Sa i përket kontratës nuk ia kam idenë, i thash Maldinit bëj çfarë të duash. Më sollën një tufë me letra për të firmosur, mua më intereson vetëm të dijë që jam një lojtar i Milanit, pjesa tjetër nuk ka rëndësi.

Monza? Prej 3 vitesh Galliani me merr në telefon çdo ditë dhe më thotë eja te Monza, është një qytet i bukur, të pret gati një kontratë, por unë jam një lojtar i Milanit dhe jam krenar për këtë”, u shpreh Ibra për La Gazzetta dello Sport.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME