Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBeteja gjyqësore e një gruaje me kompaninë 'Bankers', mes ndotjes dhe sëmundjes,...

Beteja gjyqësore e një gruaje me kompaninë ‘Bankers’, mes ndotjes dhe sëmundjes, abortoi 3 herë

Vuajtjet e Dallëndyshe Poshnjarit nga Marinza vulosin ashpër dramën e pasojave të rrezikut nga hidrokarburet.

Në një jetë mes ndotjes dhe sëmundjes, ajo ka abortuar tre herë

Kemi jetuar në Greqi, ku lindëm edhe dy gocat. Kur u ktheva në Shqipëria në 2012 nisën vuajtjet e mia. Ngela shtatzënë dhe gjithë kohën rrija spitaleve. Jetojmë në një vend ku ka ndotje, erë gazi, pluhuri, zhurma 24 orë. Ndihesha keq, kisha dhimbje koke. Këto pasoja vinin nga ndotja. Gjatë shtatzënisë doli karboni shumë i lartë në gjak, hemoglobina e ulët.’

Këtu fillon edhe drama e parë e kësaj familjeje.

‘Humbas fëmijën 2 muajsh e gjysëm. M’u shemb bota. Donim një fëmijë të tretë. Edhe gocat e prisnin, kishin bërë gati rrobat. Moment shumë i vështirë ishte kur ua thashë, që s’do bëheni me vëlla, se mami e humbi. Mjekët më thanë: largohu që aty. E pohonin me fjalë që ndodhi nga ndotja, por asnjëherë me dokumente. Kishin frikë. Kaloi një vit dhe ngela prapë shtatzënë, në 2015. Isha 4 muajshe dhe e kisha djalë. Gocat fërkonin barkun dhe më thonin ikim nga këtu se kemi frikë. Nuk i dëgjova. Kushedi sa herë më ka rënë të fikët, ikja spitaleve. Thellë e ndjeja që s’do e kisha atë fëmijë kur e dija ku jetoja…

Në 1 prill të 2015, në mëngjes erdhi policia dhe na nxjerr jashtë. ‘Dilni se Marinza po zhytet, po fundoset. Plasi fontana. Dal jashtë, kaos, era gaz, toka po shembej. Ndjeva frikë. Zgjati pak ditë dhe s’isha mirë. Vijnë nga ISHP dhe na bëjnë analiza, ku dal me karbon 168 nga 80 që është normalja.’

Gjatë kësaj kohë Dallëndyshja mendonte vetëm për krijesën që po zhvillohej brenda saj.

‘Nuk e ndjeja fëmijën ato 2 ditë, por kisha frikë të vizitohesha, se nuk e përballoja dot më. Fillova të nxihesha dhe shkoj në spital. Aty marr lajmin nga doktori që fëmija ka dështuar. Prapë e kisha hallin si do i tregoja fëmijëve, që donin të bëheshin me vëlla. Doktorët thanë që dështimi erdhi nga ambienti. Problemet, sëmundjet i ndjeja gjithë kohës, edhe kur isha e nuk isha shtatzënë. Por këto dështime kanë ardhë nga ndotja, sepse gocat që linda në Greqi ishin mirë. Si shpjegohet kjo?

Por Dallëndyshja nuk u ndal asnjëherë

 ‘Kaloi shumë kohë nga 2015, dy vite më pas ngel prapë shtatzënë dhe unë e humbas prapë fëmijën. Humba komplet. Më ishte shembur bota, u shemba edhe vetë.’

Një humbje e tretë! Një dhimbje që vetëm një nënë mund ta kuptojë…

‘Jam drejtuar te Bashkia, që pretendon që është faji jonë, edhe pse kur ne kemi ardhur me shtëpi këtu, puset nuk kanë qenë. Bankersi thotë që kanë vënë impiante gazi, mur rrethues, por s’na kanë bërë përmirësim se zhurma është ndotja është. Thonin s’ka ndotje, edhe pse ishte shumë e madhe. Jemi të rrethuar nga puse. Komshia ime ka humbur 7 fëmijë, dështime.’

Pavarësisht dështimeve të njëpasnjëshme Dallëndyshja nuk u ndal kurrë. Ajo kishte vetëm një qëllim: të sillte në jetë edhe një fëmijë tjetër.

 ‘Në 2020 ngel shtatzënë për të 4 herë. Në rrezik dështimi kam qenë edhe me këtë, deri sa e linda djalin.’

Më në fund pak dritë për këtë familje.

Por përpara se të lindtë fëmija, ata kishin marrë një hap. Kishin ngritur padi ndaj kompanisë naftë nxjerrëse që operon në zonën e tyre, Bankersit

 ‘Nga fundi i 2019 ne menduam t’i hidhnim në gjyq Bankersin për dëmshpërblim shëndeti: për humbjet dhe pasojat. Dhe në mars të 2023 humbasin gjyqin në gjykatën e Fierit. Se di si e mori vendimin gjykata kështu. Se ne i çuam dokumentet e shtatzënive të humbura, analizën e karbonit gjatë shtatëzënisë, që doli e lartë. Arsyeja tjetër që nxorën është edhe mungesa e analizës së karbonit në gjak, që duhej bërë gjatë kohës që zhvillohej gjyqi, por asokohe ishte pandemia dhe nuk bëhet dot askund, edhe pse kërkova. Gjithashtu thonin që normat e ndotjes ishin brenda normave. Ekspertët i gjeti vetë gjykata, si doktorin edhe ekspertin e mjedisit, që treguan se ka ndotje dhe që kemi probleme shëndetësore, por gjykata s’e mori parasysh, I hodhi poshtë.. S’do ndalem deri sa të vëmë drejtësi në vend, se shteti na vrau dhe na la në baltë.’

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME