Sot selia Blu ka njoftuar se lista e kandidatëve për deputetë nga PD do të kalojë nga votimet në Primare, pra do të votohen nga anëtarsia demokrate.
Por Berisha ka emëruar drejtuesit politikë në 12 qarqet e vendit, të cilët sipas këtij njoftimi do të duhet të kalojnë në sitën e votave të anëtarrsisë, e cila jo gjithnjë është dakort për drejtuesit politikë të sjella nga Tirana në rrethe.
Në fakt duhej që Berisha të deklaronte hapur dhe prerë se drejtuesit politikë do të jenë në listën e sigurtë të PD, plus edhe drejtuesit e disa partive aleate opozitare që kanë peshë elektorale e politike.
Flamur Noka, sekretar i përgjithshëm i PD, e tha hapur në Top Channel te Grida Duma se në primare do të futen të gjithë, sipas statutit.
Dihet se PD-ja u përbashkua nga ardhja e grupit të Gazment Bardhit dhe se vula e PD-së u mor nga Berisha vetëm nga deputetët demokratë që nga antiBerishë u bënë me Berishën, si Gazmend Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Tomor Alizoti, Dhurata Çupi, etj.
Futja edhe këtyre drejtuesve politikë në garën e primarëve ka mundësi që t’i djegë ata në vota dhe më pas do të fillojnë prapë lufta e bërrylave. Mosgarantimi i këtij grupimi te Gazment Bardhit te lista e sigurtë është një prerje në besë ndaj tyre.
Primaret duken si demokratike si proces, por në rastin e PD-së mund të sjellë krisje të reja, pasi akoma plagët nuk janë sheruar në bazën demokrate.
Nga ana tjetër PS-ja duket me solidare dhe me një përzgjedhje me dinjitoze sepse drejtuesit politikë do të jenë te lista e sigurtë.