Friday, May 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVajza të mitura që pinë fshehtas tullumbace me azot në Tiranë

Vajza të mitura që pinë fshehtas tullumbace me azot në Tiranë

Një video po bëhet virale orët e fundit. Ajo tregon disa vajza minorene të cilat po thithin tullumbace me oksid azoti. Kjo lloj droge po bëhet gjithnjë e më shumë problem kohët e fundit në kryeqytet, ku të rinjtë po e thithin pa kontroll.

Në videon për të cilën thuhet se është filmuar në Tiranë duken disa vajza të moshave jo më shumë se 14-15 vjeç të cilat po marrin “tullumbacen drogë”.

Në video shihet njëra prej tyre që bie në tokë si pasojë e substancës së fortë që përmban ky lloj gazi. Policia nuk ka reaguar ende për videon në fjalë. Më herët policia njoftoi arrestimin e një personi nga Durrësi që reklamonte në rrjetet sociale bombola me oksid azoti që sipas tij “të çojnë në avion”.

POSTIME TË NGJASHME

3 COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME