Thursday, May 2, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBashkia çel sezonin turistik në bregdetin  Seman, jo në plazhin tradicional, disa...

Bashkia çel sezonin turistik në bregdetin  Seman, jo në plazhin tradicional, disa kilometra më tej

Fier – Çeljen e sezonit turistik në bregdetin e Semanit për vitin 2022 bashkia Fier nuk e ka bërë në plazhin tradicional por afro 5 km më larg , pran objektit të kompanisë TAP që ngriti për transportin ndërkombëtar të gazit.

Kjo ka bërë që afro 30 biznese që operonin në sezonin veror në plazhin e vjetër të anashkalohen dhe kjo për pasojë se erozioni  ndër vite  ka kryer punën e tij duke gllabëruar qindra hektarë tokë ranore nga ky plazh.

Kryebashkiaku Armando Subashi i pyetur se përse ka ndodhur ky anashkalim i plazhit të vjetër  ka pohuar faktin se shkaku ka qënë erozioni dhe ish bunkeret nën ujë që çdo vit ka pasur viktima

Ashtu si vitet e kaluara edhe këtë sezon veror afro 30 biznese që operonin në  plazhin tradicional të Semanit nuk do të kenë një sezon të plot pune pasi duhet të presin largimin e ujrave nga laguna që e kanë përmbytur këtë hapsirë plazhi, dhe kjo ndodh vetëm nga gjysma e dytë e muajit korrik e në vazhdim. Gjithësesi bashkia do tu ofrojë shërbim edhe në atë plazh qytetarëve që do të frekuentojnë atë plazh./ ALB365/ Xhemil Beharaj

POSTIME TË NGJASHME

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME