Wednesday, December 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSPAK nis hetimin e skandalit të matësave të ujësjellësit në Fier, thirret...

SPAK nis hetimin e skandalit të matësave të ujësjellësit në Fier, thirret një ish drejtor

Fier – Problemi I inceneratorëve dhe hetimi I SPAK rreth këtij problemi ka nxjerrë në skenë edhe skandalin me matësat  që “Plasi” vite më pare, dosje kjo që për shumë vite ka mbetur në sirtarët e prokurorisë Fier ku u përfol për një shumë afro 5 milionë euro që u dhanë me miratim nga Qeveria dhe ndërkombëtarët por që nuk dihet se ku përfundoi. Në atë kohë drejtpri I UK Fier ka qënë S T por që u lakuan dhe disa emra të tjerë të këtij institucioni si edhe një ish deputet I LSI.

Klodian Zoto, pronari i kompanisë ITS, (Integreted Technology Services), e cila qëndron në majën e piramidës së kompanive që kanë marrë me konçesion inceneratorët në Shqipëri, duket se ka shtrirë ?tentakulat? edhe në të tjera tendera, të Rilindjes.

Mesa duket ?tentakulat? e Klodian Zotos janë shtrirë edhe tek ujësjellësat.

Pra, kur flasim për Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe Stela Gugallen, nuk po flasim vetëm tek 22 milion eurot e inceneratorit të Elbasanit, për 28 milion eurot e inceneratorit të Fierit, apo për 128 milion eurot e inceneratorit të Tiranës.

Menjëherë pas ardhjes së Rilindjes në pushtet kanë lëshuar tentakulat e tyre në shumë bashki të vendit, kryesisht në Berat, në Fier, Tiranë, por edhe në Korçë.

“Tentakulat” e Klodian Zotos së inceneratorëve nëpërmjet lojës me projekte pilote për vendosjen e matësave të ujit me sistem elektronik kanë shkuar në Fier. 

Në Fier, ka filluar një projekt pilot, por është lënë rrugës. Miliona euro të hedhura kot, nga ujësjellësi, për matësa të cilët pas disa vitesh, pas dy ose tre vitesh kur ka filluar projekti pilot me Ujësjellësin e Fierit, nuk kanë funksionuar. Janë gjetur të mbushur me baltë. Pra, miliona euro të ikura dëm.

Gjithçka duket e qartë. Tentakulat e inceneratorëve kanë qënë të shtrirë më parë edhe tek ujësjellësat. Kanë qënë të shtrirë edhe në Korçë. Kanë shkuar në Pogradec, në Fier, në Berat. Dhe tani janë edhe në Tiranë, shkriuan portali CNA

ALB365 mësonë se një ish drejtor I ndërrmarrjes së ujësjellës kanalizimeve në Fier E M është thirrur nga prokurorët dhe është pyetur rreth situates edhe pse kanë kaluar shumë vite , çfarë di ai dhe çfarë dokumentash ai dispononte. Po këto burime pohuan se ish drejtuesi ka dorëzuar dokumente që ka pasur në atë kohë pasi ai nuk kishte firmosur dokumenta që ky project të hynte në zbatim, dhe për këtë dhe e larguan nga detyra. Ardhaj  e drejtuesit të ri në këtë indtitucion  bëri që projekti të merrte zbatim por që nuk gjeti atë shtrirje si parashikohej. Problemi bëri bujë në ato vite çfarë bëri që institucioni I prokurorisë të niste dhe hetime por që asnjëherë nuk u shkua deri në fund.

Dalja në skenë e inceneratorëve dhe e Zotos bëri që të dali përsëri në skenë pronlemi I miliona eurove të hedhura nga Ujësjellës kanalizimet në Fier nga ana e qeverisë shqiptare por që ikën pa lën gjurmë. Nëse SPAK I shkon deri në fund hetimit  një ish drejtor I Ujësjellës kanalizimeve në Fier do përfundojë pas hekurave, thonë burime informacioni  për ALB365

POSTIME TË NGJASHME

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME