Fier – Dy tregjet më të mëdha në Fier po shkojnë drejt mbylljes, shkak rënie e blerësve dhe rritja e qerasë sl vendeve të tregëtimit
Tregu i fruta perimeve zarzavateve që ndodhet pranë “Zogut të Zi” në Fier si dhe tregu i shitjes së shpendëve shtëpiakë po shkojnë drejt mbylljes. Shkaku sipas shitësve dhe blerësve është rënia e fuqisë blerëse, rritja e çmimit të disa produkteve por dhe rritja e qerave.
Blerësit pohojmë se çmimet janë të larta por dhe disi të përballushme për ata kjo është njëra anaë por duke parë këtë si dhe rënia e fuqisë blerëse si dhe rritja e qerasë së vendeve të tregtimit nga ana tjetër ka bërë që dikur tregu ka pasur afro 80 tregëtatë tashmë kanë mbeetur as 50 % e tyre
Më e vështirë duket situata në tregun e shitjes së shpendëve shtëpiakë që ndodhet tek kryqëzimi që të çon për në Vlorë. Në këtë treg që është i ndarë në dy pjesë fruta perime zarzavate me shumicë ( hapur ora 03-06 mëngjes) dhe i shpendëve që funksionon nga ora 07-14. Nga afro 20 tregtarë shpendësh shtëpiake kanë betur vetëm 3.
Njëra prej tre tregëtarëve pohonë se rritja e cmineve, rritja e qerasë së vendeve të tregëtimit, kushtet ekonomike, ka bërë rënie të fuqisë blerëse e si rrjedhojë tregtarët të ikin, ta lënë punën dhe tregun. Ky treg ka funksionur me sezone këto vitet e fundit.
Duke parë ecurinë e shitjeve nga njëra anë dhe rënien e fuqisë blerëse nga ana tjetër dy tregjet më të mëdha në Fier po falimentojnë çka tregon se po shkojnë drejt mbylljes.