Tuesday, May 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBilanci/ Rrumbullaku: U sekuestruan 96 njësi kompjuterike. Janë dëmtuar 15 policë dhe...

Bilanci/ Rrumbullaku: U sekuestruan 96 njësi kompjuterike. Janë dëmtuar 15 policë dhe 21 muxhahedinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, gjatë një konference për mediat, pas tensioneve në kampin ASHRAF, dha detaje nga operacioni që u shoqërua me tensione dhe incidente.

Rrumbullaku bën me dije se nga ana e policisë është përdorur vetëm spraji që nuk ka sjellë asnjë pasojë te rezidentët

Ai njoftoi se janë dëmtuar 15 punonjës policie dhe janë dëmtuar 21 shtetas, ku 15 prej tyre kanë lënë qendrat spitalore dhe janë rikthyer në vendbanimin e tyre.

Gjithashtu ai bëri me dije se në tërësinë e veprimeve të kryera nga policia, janë sekuestruar 96 njësi kompjuterike, 49 laptopë, 3 karta memorie dhe materiale të bollshme që u tentua të asgjësoheshin me djegie nga anëtarët e MEK.

“Në orën 8 të mëngjesit, së bashku me disa drejtues të nivelit të lartë kemi thirrur në takim 6 drejtuesit e kampit MEK. Gjatë një ore kemi sqaruar detajet për vendimin e gjykatëse, qëllimin për të cilin motivohej kontrolli. Kemi gjetur mirëkuptimin e tyre në momentet e para, ku pas takimit zyrtar jemi adresuar në hyrje të kampit, ku kemi kërkuar hapjen e portave.

Bashkë me drejtuesit jemi futur në ambientet e të gjithë territorit. Pas këtij momenti ka nis kontrolli në ambiente, ku për rreth 2 orë të kontrollit, pasi nga ana jonë u konstatua paligjshmëri në raport me kërkesat e vendimit të gjykatës sa i takon evidentimit të sallave të serverëve dhe pajisjeve kompjuterike, nisi rezistenca e organizuar e kampit MEK.

I vetmi mjet për realizimin e qëllimit të gjykatës kanë qenë sprajtët individualë të efektivëve të policisë së shtetit. Nga gjithë kjo ëprballje policia mbeti viktimë e dhunës së tyre, dhe jo rezidentët. Nga ana jonë është përdorur vetëm spraji që nuk ka sjellë asnjë pasojë te rezidentët. Kemi të dëmtuar 15 punonjës policie. Janë dëmtuar 21 shtetas, ku 15 prej tyre kanë lënë qendrat spitalore dhe janë rikthyer në vendbanimin e tyre. Veprimet e policisë kanë qenë totalisht të ligjshme, pa kaluar asnjë limit.

Në tërësinë e veprimeve të kryera nga policia, janë sekuestruar 96 njësi kompjuterike, 49 laptopë, 3 karta memroje dhe materiale të bollshme që u tentua të asgjësoheshin me djegie nga anëtarët e MEK. Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për kundërshtimin me dhunë të kontrollit të policisë së shtetit. Në qendrën e emergjencës së tyre ndodhej banori që ka ndërruar jetë”, u shpreh ai.

Drejtori i policisë: Muxhahedinët tentuan të djegin kompjuterat!
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME