Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi nga qyteti i Kuçovës ka akuzuar qeverinë Rama se prej vitesh e ka zhvatur këtë qytet dhe e ka parë si mundësi për ti vjedhur naftën.
Blushi tha se në qytetin e naftës, banorët e saj e paguajnë karburantin 5-fish me shtrenjtë se në Ukrainë.
Gjithashtu, Blushi paralajmëroi Ramës se përkrahësit e kësaj force janë të gjithë pilotë të cilët do e shkatërrojnë qeverinë e korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës.
Blushi: Në qytetin e naftës, paguhet çmimi më i shtrenjtë se në Ukrainë. Paguhet 5-fish me shtrenjtë.
Rilindja nuk e do Kuçovën sepse profesioni saj është mashtrimi. Kuçova është keqtrajtuar nga Rilindja dhe është parë si mundësi për ta zhvatur dhe për t’i vjedhur naftën.
Kuçova e ka treguar që nga vitit ’36 se di të luftojë për të drejtat e saj.
Prandaj nga qyteti i aviatorëve, ne i themi Edi Ramës që ne jemi të gjithë pilotë dhe do ta shembim një orë e më parë këtë qeveri të korruptuar dhe të inkriminuar.