Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBlushi - Ramës nga Kuçova: Jemi të gjithë pilotë, do ta shembim...

Blushi – Ramës nga Kuçova: Jemi të gjithë pilotë, do ta shembim qeverinë e korruptuar

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi nga qyteti i Kuçovës ka akuzuar qeverinë Rama se prej vitesh e ka zhvatur këtë qytet dhe e ka parë si mundësi për ti vjedhur naftën.

Blushi tha se në qytetin e naftës, banorët e saj e paguajnë karburantin 5-fish me shtrenjtë se në Ukrainë.

Gjithashtu, Blushi paralajmëroi Ramës se përkrahësit e kësaj force janë të gjithë pilotë të cilët do e shkatërrojnë qeverinë e korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës.

Blushi: Në qytetin e naftës, paguhet çmimi më i shtrenjtë se në Ukrainë. Paguhet 5-fish me shtrenjtë.

Rilindja nuk e do Kuçovën sepse profesioni saj është mashtrimi. Kuçova është keqtrajtuar nga Rilindja dhe është parë si mundësi për ta zhvatur dhe për t’i vjedhur naftën.

Kuçova e ka treguar që nga vitit ’36 se di të luftojë për të drejtat e saj.

Prandaj nga qyteti i aviatorëve, ne i themi Edi Ramës që ne jemi të gjithë pilotë dhe do ta shembim një orë e më parë këtë qeveri të korruptuar dhe të inkriminuar.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME