Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËSEKT-BANDA SYNON TË FSHIJË VENDIN NGA HARTA E GLOBIT

SEKT-BANDA SYNON TË FSHIJË VENDIN NGA HARTA E GLOBIT

Nga Kastriot Islami – PSSH, nga 1991 deri në 2005, për gati 15 vjet, u transformua nga PPSH-parti unike në një parti pluraliste, socialdemokrate e tipit perëndimor, duke u bërë anëtare e PES e IS.

Pas vitit 2005, me ardhjen në krye të saj, Rama e ktheu PSSH në një sekt të kontrolluar nga lidhjet me oligarkinë, korrupsionin, krimin e trafiqet, në një mekanizëm për interesat e tij personale.

Me ardhjen në pushtet në 2013, drejtimin e kupolës së këtij sekti, do ta përbënin:

i) ish-pinjollë të nomenklaturës së lartë komuniste;

ii) kukulla, me formim mediokër e të dyshimtë, individë pa kontribute e eksperiencë, një pjesë me prirje perverse;

iii) individë të korruptuar apo lehtësisht të korruptueshëm;

iv) banditë e kriminelë, që shumë shpejt do të lidheshin me klanet mafioze e trafikantët e drogave, të gjithë për të mbajtur me çdo mjet pushtetin.

Kështu do të ndërtohej një bandë në shërbim të një individi të vetëm e në përbërje të së cilës do ishte një amalgamë e korruptuar e kriminale që do ta çonte vendin drejt rrënimit ekonomik e social, duke detyruar shqiptarët të emigrojnë, me synimin për ta fshirë vendin gradualisht nga harta e globit; duke i futur ndërkohë thikën pas shpine Kosovës e duke destabilizuar rajonin.

Vendi aktualisht është më i rrezikuar se kurrë, sepse kjo bandë tenton të qëndrojë në pushtet me cdo mjet e mënyrë, duke manipuluar zgjedhjet, duke tradhtuar interesat kombëtare, duke rrezikuar integrimin europian e stabilitetin rajonal, dhe duke tentuar të komprometojë partnerët !

1. PSSH në 1991, kishte në drejtimin e saj një numër të madh të rinjsh të ardhur nga lëvizja studentore dhe profesorë, akademikë e intelektualë me formim perëndimor e reputacion në të gjithë vendin. PSSH do të drejtohej në periudhën 1991-2005 nga këta të rinj energjikë e profesorë të nderuar, me reputacion brënda e jashtë vendit. Madje në një betejë të brendshme mjaft të ashpër me konservatorët, trashëgimtarët e ish-nomenklaturës së lartë komuniste, që synonin zaptimin e drejtimit të një prej partive më të mëdha të vendit. Synim që ja arritën ta realizonin vetëm me ardhjen e Ramës në krye të PSSH në vitin 2005.

2. Në vitin 2005, me vendosjen në krye të PS, Rama fillimisht largoi, margjinalizoi të gjithë individët e aftë, të rinjtë e profesorët, njerëzit me vlera e kontribute, të gjithë ata që kishin reformuar PSSH, duke komprometuar për qëllimet e tij të mbrapshta disa prej tyre. Më e rënda do të ndodhte pas vitit 2013, me vendosjen e tij në drejtimin e qeverisë. Ai menjëherë do të fillonte të zbulonte synimet e vërteta për ndërtimin e sektit rilindas, duke zëvendësuar të gjithë individët me vlera e kontribute, me personazhe kriminale, individë pa nivel apo formim të dyshimtë universitar që zotëronin pasuri të paligjshme dhe persona të parashutuar që s’kishin asnjë meritë e kontribut në PSSH por dalloheshin vetëm për servilizëm e klintelizëm ndaj tij. Me të tillë personazhe, përfshi disa individë perversë, do të ndërtohej qeveria e sektit që drejton vëndin prej 3 mandatesh. Për të forcuar pushtetin personal, ai aktivizoi lidhjet direkte me të gjithë bandat më të rrezikshme në vend, si dhe klanet e familjet mafioze, në qendrat kryesorë të vendit, të cilët do ti ushqente me tendera, koncensione, prona e pasuri kombëtare, në shpërblim të manipulimit të zgjedhjeve. Ai po ashtu së bashku me këto familjet mafioze të trafikantëve të drogave do të vendosnin nën kontroll Ministrinë e Brendshme, duke u vënë atë në shërbim të grupeve kriminale më të rrezikshme për vendet e rajonit e të BE, për shkak të lidhjeve të fuqishme politiko-mafioze me ekzekutivin e lidhjeve të forta me ministrat e brendshëm, por edhe me disa nga drejtorët e saj të rëndësishëm. Do të forcoheshin kudo pozitat e oligarkëve vendor, duke i dhënë mundësi të krijonin përmes kultivimit të kanabisit territoret mafioze, rreth të cilëve do të grumbulloheshin përfitues të pronave e pasurive vendore, banditë vendorë, me synimin e qartë për garantimin e pushtetit personal të kryetarit.  Ndërkohë do të nxiteshin lidhjet e bashkëpunimi mes këtyre grupimeve, mes oligarkëve e kriminelëve, mes të fortëve e kriminelëve, mes manekinëve, injorantëve, dhe oligarkëve e kriminelëve për ti ndërsyer të gjithë bashkë kundër kundërshtarëve të regjimit, brenda e jashtë PS, por edhe për të manipuluar zgjedhjet, me synim të vetëm, forcimin e pushtetit personal të kryetarit.

3. Të gjithë këta “ushtarë”, do të shpërbleheshin sipas kontributit me prona e pasuri publike e private e do të promovoheshin sipas arrogancës e agresivitetit ndaj kundërshtarëve të regjimit. Më ndihmën e medias së sponsorizuar me paratë e korrupsionit, krimit e trafiqeve do të ngrihej ushtria e “gardistëve” në median e shkruar, elektronike e deri në rrjetet sociale për të mbrojtur të gjithë bëmat e zullumet e kryetarit dhe sulmuar të gjithë kundërshtarët e regjimit. Manjatët e medias, me oligarkët e politikës e oligarkët e biznesit do të viheshin në shërbim të kryerilindasit në shkëmbim të përfitimeve të majme, duke u shndërruar ndërkohë në një bandë personazhesh të neveritshme për publikun.

4. Përfundimisht mund të thuhet se ky sekt është i lidhur ngushtë me kriminelët e oligarkët duke formuar një bandë që kontrollon qeverisjen e vendit në nivel vendor e qendror. Aktualisht është e vështirë të ndahet nëse bandat kanë vënë nën kontroll kryetarin apo kryetari drejton bandat. I gjithë ky transformim negativ ka ndodhur vetëm në 20 vjet nën ideimin e orkestrimin e Ramës dhe është realizuar me ndihmën e sektit të tij të rrezikshëm, dhe sot vendi ndodhet në rrezik të madh për t’u fshirë nga harta e globit ndërkohë që shumë nga qytetarët e pashpresë s’gjejnë forca për t’u bashkuar për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve, por shumë prej tyre mendojnë të emigrojnë duke e boshatisur vendin me shpejtësi. Kjo e gjitha nxitet edhe për t’i futur thikën pas shpine Kosovës, por mbi të gjitha për të fshirë Shqipërinë nga harta e globit. Banda që drejton këtë sekt të rrezikshëm po tenton të mashtrojë ata që kanë mbetur në Shqipëri me kartën e nacionalizmit aguridh të Ballkanit të Hapur, duke rrezikuar stabilitetin e rajonit e më gjerë…

Nga ana tjetër qytetarët të ndërgjegjësuar e të vendosur duket se po përgatiten të përballen fuqimisht me këtë sekt/bandë të rrezikshme për ta shporrur e damkosur njëherë e përgjithmonë këtë bandë hajdutësh, kriminelësh, tradhtarësh!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME