Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAutopsia/ Indrit Ndoi u godit me kaçavidë në këmbë

Autopsia/ Indrit Ndoi u godit me kaçavidë në këmbë

Indrit Ndoi humbi jetën nga gjakderdhja në këmbë pasi u godit me kaçavidë. Ky është rezultati i konkluduar nga autopsia, e kryer ndaj trupit të pajetë të 34-vjeçarit, që humbi jetën ditën e djeshme.

34-vjeçari u gjet i pajetë mëngjesin e djeshëm në Hasan të Kruës, nga kalimtarët dhe fillimisht u dyshua se ishte plagosur me armë zjarri.

Pas marrjes së rezultateve të autopsisë, rezulton se i riu ka humbur jetën nga një plagë e shkaktuar me kaçavidë në këmbën e tij, ku dyshohet se është konfliktuar më një person ende të pa identifikuar.

Goditja i ka dëmtuar atij arterien femurale, gjë e cila i ka shkaktuar shumë gjakderdhje duke i marrë jetën.

Trupi i pajetë ishte shumë pranë banesës së prindërve të të riut. Banorët njoftuan policinë, e cila pas këqyrjes në vendin e ngjarjes konstatoi se i riu kishte një plumb në këmbë që dyshohet se i ka marrë jetën. Dyshohet se i riu është goditur në rrethana të paqarta në një vend tjetër e më pas është sjellë pranë shtëpisë së prindërve ku është braktisur në rrugë, ku ka ndërruar dhe jetë, pasi sasia e gjakut të humbur, nuk e justifikon vdekjen e tij, sipas policisë.

Indrit Ndoj ishte i njohur për uniformat blu si përdorues droge po ashtu në shtator të 2021 ai është arrestuar për trafik të qënieve njerëzore, pasi është kapur duke trafikuar 19 sirianë drejt Kosovës

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME