Uncategorized

Aksidenti/ Makina kthehet përmbys në Lushnjë-Fier, 4 të plagosur

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin Lushnjë- Fier, në kryeqëzimin e Savres. Në aksident janë përfshirë dy makina, njëra prej të cilave është kthyer përmbys.

Mësohet se janë lënduar katër persona, të cilët aktualisht ndodhen në spital duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button