Thursday, February 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTBroja merr lajmin e keq nga Chelsea dhe poston mesazhin e qartë...

Broja merr lajmin e keq nga Chelsea dhe poston mesazhin e qartë në Instagram: Durim!

Armando Broja ka marrë një lajm të keq gjatë ditës së sotme nga klubi i Chelseat.

Futbollisti nuk do të jetë pjesë e turneut amerikan që blutë londinezë do të zhvillojnë përtej Atlantikut si përgatitje për sezonin e ri.

Është bërë e ditur se Broja nuk vlerësohet i rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i rëndë dhe ndërhyrja kirurgjikale që kreu.

Ndaj ai do të qëndrojë në qendrën stërvitore të Chelseat duke punuar me program individual, për të qenë i gatshëm sa më parë që të jetë e mundur për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Pochettino.

Një situatë padyshim e vështirë për sulmuesin, i cili do të humbasë një mundësi të mirë për të bindur teknikun që t’i japë hapësira në radhët e bluve në këtë edicion.

Megjithatë, ai duket se do të presë shansin e tij dhe këtë e ka shprehur edhe nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Durim!” shkruan futbollisti në një foto që e shfaq në stërvitjen e bluve, duke treguar se është gati që të presë derisa të jetë në 100% dhe t’i jepet mundësia që të tregojë përsëri se sa vlen.

Image
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME