Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIBuxhuku: Prag sezoni turistik 2022 gjëndja e infrastrukturës lë për të dëshiruar

Buxhuku: Prag sezoni turistik 2022 gjëndja e infrastrukturës lë për të dëshiruar

Nga Gjergj Buxhuku – Konfindustria vlerëson, se në prag të sezonit turistik 2022 gjëndja e infrastrukturës në disa nga drejtimet kryesore të sistemit rrugor paraqitet e vështirë dhe kërkohet ndërhyrje e menjëhershme.

Shqetësues mbetet aksi rrugor Tiranë – Rrogozhinë dhe sidomos pjesa Durrës – Rrogozhinë. Gjëndja e papranueshme, përfshin edhe rrugën dytësore e superstradës Tiranë- Durrës, me segmente të tëra në prag të shkatërrimit të plotë, me trafik shumë të lartë, paraqesin jo vetëm vështirësi, por edhe rrezik të shtuar për aksidente. Ndërhyrjet mirëmbajtëse dhe përmirësuese të bëra si pjesë edhe e programit të financuar me kredi të Bankës Botërore prej dhjetra milionë euro kanë qenë me cilësi të ulët të punimeve. Degradimi i shpejtë i investimeve të kryera është shenjë e qartë e shpërdorimit dhe korrupsionit në vlera të mëdha financiare të programit të mirëmbajtjes së rrugëve.

Problematike dhe e paqartë mbetet gjendja në Rrugën e Arbërit në të cilën në formën e PPP-së pretendohet se janë investuar mbi 400 milionë euro. Rruga në pjesë të gjitha të saj është krejtësisht jashtë standartit, tunelet kryesore nuk dihet se kur do të përfundojnë. Afatet e përfundimit janë shtyrë shumë herë shoqeruar me shtesa prej dhjetra milionë euro jashtë projektit fillestar.

Gjendja është e paqartë edhe në rrugën Kardhiq – Sarandë. Vonesat shumëvjecare dhe shtesat financiare prej dhjetra milionë euro ende nuk japin garanci, se rruga do të bëhet e përdorshme në muajin qershor  2022 sikurse është premtuar së fundmi nga ekzekutivi.

Gjendja është e vështirë edhe në pjesën e rrugës strategjike Thumanë – FushëKrujë, duke prekur drejtpërdrejtë edhe Aeroportin e Rinasit. Janë vetëm rreth 20 km investim në shtimin e 2 korsive të rrugës së tashme, që prej vitesh nuk kryhen për arsye të paqarta, duke e lënë peng të projekt koncesionit të shumëpërfolur Thumanë- Kashar me pasoja të rënda për qytetarët, bizneset dhe ekonominë kombëtare në tërësi.

Gjëndje e vështirë mirëmbajtje dhe investuese paraqitet edhe në akse të tjera të rëndësishme si rruga Tiranë-Ndroq-Durrës, rruga Rrogozhinë-Elbasan, rruga Milot -Lezhë, etj. Vonesat e gjata të ndërtimit të rrugës Leskovik-Korcë praktikisht kanë lënë jashtë shfrytëzimit në zona të tëra Shqipërinë Juglindore me potencial të madh turistik.

Gjergj Buxhuku

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME