Cher njoftoi së fundmi se do të publikojë një kujtim me dy pjesë.
“Pas më shumë se shtatëdhjetë vitesh lufte për të jetuar jetën sipas kushteve të saj, Cher më në fund zbulon historinë e saj të vërtetë në detaje intime”, thuhet në përshkrimin e HarperCollins Publishers. Libri i parë me 480 faqe del në dyqane më 19 nëntor dhe i dyti pritet diku në vitin 2025.
Në “Cher: The Memoir, Pjesa e parë”, këngëtarja e “Believe” do të kujtojë fëmijërinë dhe martesën e saj me Sonny Bono, duke detajuar “marrëdhënien shumë të ndërlikuar që i bëri ata të famshëm në mbarë botën, por që përfundimisht i largoi ata“, sipas përshkrimit.
Kujtimet nxjerrin në pah “ndershmërinë dhe humorin ” e Cher-it, sipas botuesit, dhe tregojnë se si ajo u bë një “superstar” që ka kryesuar listat e Billboard për shtatë dekada radhazi.
Cher njoftoi për herë të parë në vitin 2017 se ishte duke punuar për një kujtim, por ajo tha në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” vitin e kaluar se “ishte tërhequr nga frika”.
“Unë kam shkruar disa gjëra që mbase nuk duhet të zbulohen por janë pjesë e jetës sime, kështu që unë duhet t’i kthehem librit dhe të marr guximin ta publikoj,” shpjegoi ajo në atë kohë.