Tuesday, April 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLETATOOPas divorcit, Stallone mbulon dhe tatuazhin e dytë

Pas divorcit, Stallone mbulon dhe tatuazhin e dytë

Aktori Sylvester Stallone e ka ‘zhdukur’ përfundimisht nga jeta e tij ish- bashkëshorten duke fshirë nga trupi i tij çdo tatuazh dedikuar Jennifer Flavin.

Aktori bëri një tatuazh të dytë për të mbuluar një portret të ish gruas së tij pasi ata bënë kërkesë për divorc në gusht pas 25 vitesh martesë. Stallone u kthye në artistin e tatuazheve në Oklahoma City, Zach Perez për ta bërë këtë gjithashtu, duke mbuluar një portret që kishte me sytë e Flavinit në krahun e tij të majtë me kokën e një leopardi.

Perez e ndau procesin në një video të postuar në Instagramin e tij të hënën, duke shkruar: “Raundi 2!!! Këtu është krahu tjetër që mbulova dhe ripunova tatuazhin ekzistues. Është një nder të di se ai mund të zgjedhë këdo, por atij i pëlqen puna ime mjaftueshëm për t’u kthyer dhe për të bërë diçka tjetër! Së shpejti do të postoj seancën e parë të mbulimit të qenit! Si gjithmonë faleminderit për besimin.”

Disa ditë përpara se çifti të shpallte zyrtarisht ndarjen e tyre, ylli i Rocky fillimisht bëri një vizitë te Perez për të mbuluar fytyrën e ish gruas së tij me një tatuazh të ri të një bullmastiff, Butkus, qeni që ka pasur në filmin e boksit. Një përfaqësues i aktorit mohoi se qëni kishte të bënte me ndarjen e tyre në atë kohë, duke shpjeguar se ai thjesht “kishte ndërmend të rifreskonte imazhin e tatuazhit të gruas së tij, Jennifer, megjithatë, rezultatet ishin të pakënaqshme dhe, për fat të keq, të pandreqshme”.

Aktori, vetë, gjithashtu më vonë i tha TMZ se megjithëse e mbuloi fytyrën e Flavin në krahun e tij, ai ende ka një tatuazh të madh të saj në shpinë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME