Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTTrajneri i ri i Chelsea-t projekton titullar Armando Brojën

Trajneri i ri i Chelsea-t projekton titullar Armando Brojën

Duket se ndryshimi i pankinës së Chelsea-t i ka sjellë fat Armando Brojës. Pas shkarkimit të Thomas Tuchel, drejtimin e “Bluve” e ka marrë ish-trajneri i Brighton, Graham Potter, të cilit duket se sulmuesi kuqezi i ka lënë përshtypje të mira në stërvitje, raporton “The Sun”.

Burime të brendshme të klubit kanë thënë për tabloidin britanik se Potter flet për potencialin dhe aftësitë e sulmuesit shqiptar për t’ju përshtatur më së miri sistemit të tij të lojës. Me përshtypjen e bërë në stërvitje, Broja duket se po i siguron vetes një vend titullari në 11-shen e Chelsea-t, pavarësisht se pak më parë ka ardhur në skuadër një emër si Aubameyang-u.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME