Cristiano Ronaldo tashmë është pjesë e klubit Al Nassr. Ai ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare e gjysmë me këtë skuadër.
Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar edhe Georgina Rodriguez.
“Shumë faleminderit Arabisë Saudite për një pritje kaq të mrekullueshme. Jemi shumë të emocionuar për këtë aventurë të re në Al Nasr. Ne dëshirojmë të falënderojmë të gjithë ata që e bënë të mundur këtë. Jam shumë e lumtur që të shoh Cristiano shumë të emocionuar dhe duke kërkuar dorë për dore në një drejtim drejt një të ardhmeje më të ndritshme”, ka shkruar Georgina në rrjetet sociale.
Një fragment në prezantimin e Cristiano Ronaldos me klubin “Al Nassr” në Arabinë Saudite është bërë viral së fundmi në rrjet. Megjithëse, sytë e të gjithëve ishin te Ronaldo, kësaj here është bërë protagoniste partnerja e tij Georgina Rodriguez.
Në ceremoninë e prezantimit, Ronaldo u intervistua nga prezantuesja e eventit madhështor që u mbajt, kur në një moment shihet teksa e shikon dhe shkrep një foto i buzëqeshur me të.
Mirëpo vëmendjen e ka rrëmbyer Georgina Rodriguez! Modelja u pa gjatë gjithë ceremonisë në siklet, veçanërisht në momentin kur Ronaldo po shikonte dhe po bënte foto me prezantuesen. Teksa ishte me fëmijët, Georgina i hedh një shikim ‘dyshues’, deri diku me inat, Ronaldos dhe kaq ka mjaftuar që kjo të përkthehet në një moment xhelozie nga ana e saj.