Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDalin rezultatet e gjuhës së huaj/ 24% e maturantëve kanë marrë notën...

Dalin rezultatet e gjuhës së huaj/ 24% e maturantëve kanë marrë notën 10

Ditën e sotme kanë dalë rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj. Këtë provim e kanë kryer në total 27263 maturantë. 1043 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 384 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00. Kalueshmëria për këtë provim është 96,17% ndërsa nota mesatare është 7,68.

Në vitin e kaluar 861 maturantë morën 4.00 dhe 611 maturantë morën notën 10.00. Provimi  i gjuhës së huaj u zhvillua më datë 1 qershor dhe pas tij më datë 7 qershor u zhvillua ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Dy provimet  e radhës ai i Matematikës dhe Lëndës me Zgjedhje do të zhvillohen respektivisht në datat 13 dhe 19 qershor

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME