Del në ankand teksti i këngës së Bob Dylan
Janë drafte tekstesh të shkruara të këngës në dy fletë të verdha letre – por jo versioni përfundimtar. Ato mbajnë gjithashtu shënimet me dorë të folk-rock legjendës. Kënga është një nga hitet më të famshme të Dylanit dhe faqet e draftit ishin midis 60 artikujve që i përkisnin këngëtarit e që kaluan “nën çekiç” në qytetin Nashville
Teksti i këngës “Mr Tambourine Man” i Bob Dylan i vitit 1965 është shitur për 508 mijë dollarë në ankand në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Janë drafte tekstesh të shkruara të këngës në dy fletë të verdha letre – por jo versioni përfundimtar. Ato mbajnë gjithashtu shënimet me dorë të folk-rock legjendës.
Kënga është një nga hitet më të famshme të Dylanit dhe faqet e draftit ishin midis 60 artikujve që i përkisnin këngëtarit e që kaluan “nën çekan” në qytetin Nashville.
Një pikturë vaji e vitit 1968 e krijuar dhe e nënshkruar nga Dylan dhe një kitarë elektrike “Fender Telecaster” e vitit 1983 në pronësi të tij dhe me të cilën kishte luajtur, ishin gjithashtu në shitje.
Sipas “Julien’s Auctions”, ku u bë shitja, drafti i tretë i parë në letër është i përafërt me versionin përfundimtar të këngës, edhe pse ka ende variacione të rëndësishme nga tekstet përfundimtare.
Në shitje është përfshirë edhe tregimi i parë për Dylanin i gazetarit muzikor Al Aronowits që shkroi këngën në shtëpinë e këtij të fundit dhe besohet të jetë në mars të vitit 1964.
Aronowitz ka thënë se Dylan kishte kaluar natën duke shkruar dhe rishkruar këngën në makinën e shkrimit të gazetarit.
Në një artikull të titulluar “Bob Dylan: The Champ Has No Contenders”, Aronowitz ka shkruar se ai “gjeti një shportë mbeturinash plot me rrëfime të rreme të shqyera” dhe ato dolën të ishin draftet e “Mr. Tambourine Man”.
“Mora letrat e shqyera, i shtriva, lexova rreshtat e çmendur, i buzëqesha vetes dhe pastaj i futa fletat në një fashikull dosjesh”, ka thënë ai.
Një muaj pasi Dylan lansoi “Mr. Tambourine Man”, doli versioni i Byrds. Kënga debutuese e grupit arriti vendin e parë në “Billboard Hot 100” dhe në vendin e parë në Britani të Madhe duke e bërë atë kompozimin e parë të Dylanit që arriti vendin e parë si në SHBA, ashtu edhe në Britani të Madhe.
Disa skica nga Dylan i tejkaluan në shifra të larta etiketat e çmimeve të vlerësuara të tyre me një që pritej të shitej midis një mijë e 500 dollarësh dhe dy mijë e 500 dollarësh, duke shkuar për 88 mijë e 900 dollarë më shumë.
Po ashtu u shit një xhaketë “Levi’s” e veshur nga Dylan në filmin dramë muzikore “Hearts of Fire” të vitit 1987. U shit për 25 mijë e 400 dollarë.
Sipas shtëpisë së ankandit, gati një milionë e gjysmë dollarë u bënë në shitje nga koleksioni, tha shtëpia e ankandit.
Një film pas ngritjes së famës së Dylanit, i quajtur “A Complete Unknown” bashkë me Timothee Chalamet si këngëtar, u publikua në dhjetorin e kaluar në SHBA.
Bob Dylan ka fituar çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2016 “për krijimin e shprehjeve poetike në traditën e këngëve amerikane”.
Bob Dylan është amerikani i 259 –të që ka fituar Çmimin Nobel dhe i pari i laureuar me këtë çmim në letërsi pas dy decenieve.
Dylan është po ashtu i pari muzikant që e merr Çmimin Nobel për Letërsi.
I lindur si Robert Alen Zimmerman në Minesota, Dylan e ka filluar karrierën muzikore si tinejxher në vitin 1959 duke u rënë veglave muzikore nëpër baret lokale.
Në dekadën pasuese, ai shkroi disa nga veprat e tij më të rëndësishme e më pas u bë ikonë e rokut dhe e lëvizjeve kundër luftës. Në rrugën e vet nga folku deri te roku, ai përfaqëson njërin nga kronistët më të rëndësishëm të kohës së vet, duke u bërë muzikant e kantautor dhe më në fund edhe poet i madh.
Luan në kitarë, fizarmonikë dhe piano. Gjatë 50 vjetëve karrierë, ai ka edituar më shumë se 30 albume e që nga vitet e 90-ta merret edhe me pikturë. Ai ka krijuar gjashtë koleksione pikturash. Disa nga veprat të pikturës tij janë ekspozuar në galeri të mëdha të mbarë botës.
Këngët dhe poezitë e tij të njohura janë: “The Times They’re Achangin’”, “Blowing in The Wind”, “Like a Rolling Stone”.