Friday, November 8, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDenoncimi/ Fevziu: Shteti shqiptar nuk ka paguar asgjë për mjekimin e ish...

Denoncimi/ Fevziu: Shteti shqiptar nuk ka paguar asgjë për mjekimin e ish Presidentit Nishani

Shteti shqiptar nuk ka paguar asgjë për mjekimin e ish-Presidentit Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare, në 28 maj, në një spital në Gjermani, pas një sëmundje të rëndë në mushkëri.

I ftuar në “Milori Live”, gazetari Fevziu ka denoncuar këtë skandal, ku sipas tij shtetit shqiptar i takonte të paguante shpenzimet spitalore të ish-presidentit, për arsye dinjiteti dhe për një raport respekti ndaj personalitetit të Nishanit.

Fevziu:Me aq sa unë kam informacion dhe besoj që nuk jam i gabuar: Shteti shqiptar nuk ka paguar asgjë për mjekimin e  Bujar Nishanit. Një mjekim që duhet të ketë pasur shuma të mëdha, unë nuk mund të flas për atë, por që shtetit shqiptar i takonte për arsye dinjiteti dhe për një raport respekti ndaj personalitetit të tij sepse ne nuk kemi pasur shumë me gjithë historinë e Shqipërisë, ne kemi pasur 9 presidentë duke futur këtu edhe Ahmet Zogun. Shteti shqiptar, mesa di unë nuk ka paguar asgjë për mjekimin e tij. Do të ishte në dinjitetin e shtetit që personalitete të tilla të larta të kenë të përfshirë edhe mjekimin. Shteti shqiptar ka paguar për mjekimin e shumë personazheve dhe ka bërë shumë mirë, kushdo që ka nevojë, shteti mund të ia paguajë, nëse mundet të ia paguajë. Në këtë rast, do të ishte në nderin e shtetit që të kishte paguar edhe faturat e mjekimit të pafat në një farë mënyre të Bujar Nishanit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME