Në fshatin Durmish të Finiqit, në rrethin e Sarandës policia ka arrestuar një 57-vjeçar, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 25-vjeçare.
I prangosuri është Ramadan Rroko, i cili prej vitesh jetonte dhe punonte në Sarandë. Rreth një muaj më parë, vajza e tij, e cila pas divorcit të prindërve është rritur në shtëpinë e fëmijës në Durrës, kishte shkuar te i ati për pushime. Në pallatin ku jetonin atë dhe bijë, kanë qenë fqinjët që pas zënkave të dëgjuara kanë lajmëruar policinë. Pas ndalimit, edhe vetë 25-vjeçarja ka pranuar që është abuzuar seksualisht nga i ati disa herë.
Një ditë pas ngjarjes të tjera detaje kanë dalë në dritë për historinë e familjes Rroko. Dyshohet se 20 vite më parë bashkëshortja e Ramadan Rrokos, që vuante nga probleme të shëndetit mendor helmoi 4 fëmijët e saj, ku dy prej tyre humbën jetën, ndërsa vajza dhe një djalë mbijetuan, raporton Euronews Albania.
Vajza u dërgua në Shtëpinë e Fëmijës në Durrës, ndërsa për fatin e të vëllait nuk dihet asgjë. I ati i tyre Ramazan Rroko fill pas ngjarjes u zhvendos në fshatin Dërmish të Finiqit, ku jetonte i vetëm deri një muaj më parë.