Detajet/ Kush është Kristian Marku, i riu nga Mirdita që u ekzekutuα në Vlorë
Një αtentat ndodhi mbrëmjen e kësaj të hëne në autostradën Vlorë – Fier, ku një 30-vjeçar u ekzekutuα në afërsi të fshatit Novoselë. Viktimα i identifikuar si Kristian Marku po lëvizte me një makinë tip “Volkswagen”. Në vendin e ngjarjes u gjetën 9 gëzhoja ndërsa një gëzhojë u gjet në makinën e viktimës. Nga hetimet dyshohet se autorët kanë qenë të paktën 3 persona.
Ata kanë përdorur një makinë tip “Benz”, e cila u gjet e djegur rreth 2 kilometra larg vendit të krimit. Makina e djegur kishte targa të vjedhura dhe brenda saj nuk është gjetur arma e krimit. Dyshohet se autorët mund të jenë larguar drejt Fierit. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në bizneset afër zonës ku ka ndodhur ngjarja.
Kush ishte viktima
Kristian Marku alias Kristi Bardhi është nga Mirdita dhe rezulton të jetë nipi i Martin Bardhit (foto poshtë) të vrarë në Rrëshen, në 26 shtator 2023. Ai u qëllua teksa pinte kafe në lokalin e tij ndërsa nga plumbat u plagosën edhe 3 persona. Autorët e ngjarjes ishin dy persona të maskuar të cilët u larguan me një foristradë e cila u gjet e djegur në fshatin Gziq të Mirditës.
30-vjeçari i ekzekutuar këtë të hënë ka qenë një nga të dyshuarit si autor i vrasjes së atentatit ndaj Saimir Reçit në 26 mars 2023 në Rrëshen të Mirditë. Në atë kohë ai u akuzua për veprat penale “Vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë” dhe “Mbajta pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”, por nuk u arrit të provohet përfshirja e tij në këtë ngjarje dhe arriti të fitojë lirinë.
Mes familjeve Bardhi dhe Reçi ka një konflikt të njohur që zgjat prej disa vitesh dhe që ka shkaktuar disa viktima por nuk dihet nëse rasti i fundit kalidhje me këtë konflikt.
Pas vrasjes së 30-vjeçarit Kristian Marku, në autostradën Fier-Vlorë, është gjetur i djegur automjeti i autorëve.
Automjeti është gjetur disa metra pranë vendngjarjes, ndërsa dyshohet se autorët janë larguar në drejtim të qytetit të Fierit.
Burime bëjnë me dije se drejt viktimës është qëlluar nga autorët me breshëri kallashkinovi përreth 1 kilometër.
Më pas, ata e kanë zënë në pritë, i janë afruar makinës së 30-vjeçarit dhe e kanë qëlluar nga krahu i pasagjerit.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me vrasjen me armë zjarri të shtetasit K. M., në autostradën Fier-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Kripa”, është gjetur i djegur automjeti tip “Volkswagen Golf”, i dyshuar i përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje. Nga verifikimet paraprake, rezulton se targat e automjetit tip “Golf” janë denoncuar të vjedhura më herët.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore dhe këqyrjen e automjetit të djegur për të siguruar çdo gjurmë që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.